Në prill të vitit të kaluar Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD) inauguroi dy investime të mëdha të bëra në fushën e Multimedias & TV Digjital, laboratorin bashkëkohor të Multimedias dhe studion audio-vizive. Investimet e ndërmarra ishin në kuadër të projektit Erasmus+: “Zhvillimi dhe zbatimi i kurrikulës së Multimedias dhe TV Digjital”.
Me inaugurimin e laboratorëve nisën dhe trajnimet për stafin akademik dhe studentët mbi përdorimin e pajisjeve në laborator. Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar as leksionet e hapura me profesionistë të fushës, të cilët kanë ndarë me studentët përvojat e tyre.
Studio audio-vizive është dizenjuar jo vetëm për qëllim edukimi, por edhe për prodhim dhe transmetim të produksioneve audio-vizuale.
Me mbështetjen e stafit të universitetit dhe infrastrukturës lehtësuese një grup studentësh kanë nisur të transmetojnë në platformën e youtube emisionin e tyre të pare Podcast të quajtur 4thTalk. Ky emision ka si qëllim t’i mësojë ata të aftësohen në produksion dhe postproduksion.
Sipas studentëve e veçanta e këtij emisionin është fokusi tek të simoshatarët e tyre, pra është një emision nga studentët për studentët.
Vetë studentë shkruajnë skenarin, bëjnë xhirimet në terren ose në studio, më pas montazhin i cili mbledh të gjitha materjalet dhe brenda një jave emisioni është gati për transmetim.
Ditën e shtunë në orën 18:00, në laptop apo smartphone-n tuaj, na ndiqni në YouTube!