On Air
Abanian VIP Emision për VIP shqiptar
Home

Thirrje publike nga Ministria për Diasporën e R.M.V

23 februar 2019 Radio Antena


Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë Veriore ka shpallë Thirrje publike për të aplikuar me projekte për persona juridikë dhe fizikë nga Diaspora, e cila financohet edhe nga ministri i diasporës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore.

Ministri përgjegjës për diasporën z.Edmond Ademi, fton të gjitha organizatat, shoqatat dhe individët e interesuar, me origjinë nga diaspora, të paraqesin raportet e projektit që mbulojnë idetë dhe iniciativat e interesit të tyre.

Afati i fundit për aplikim zgjatë deri më 15 mars 2019, propozim – projektet e marra pas kësaj date nuk do të merren parasysh.

Projektet e skanuara i dorëzohen Ministrisë së Punëve të Jashtme përmes postës elektronike të Zyrës së Përfaqësuesve Diplomatik dhe Konsullore të Republikës së Maqedonisë  dhe paralelisht në dijaspora@mfa.gov.mk. Nëse aplikanti nuk ka mundësi të skanojë projektin, ai dorëzohet me postë në përfaqësitë diplomatike përkatëse.

Formati i aplikimit të projektit, si dhe prioritetet për financimin e projekteve të diasporës, j mund të shkarkohen në këtë Link